Zyrtare: Shtyhet Kampionati Evropian në Futboll

13:53 | 17 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur rëndë gjithë botën. Kjo ka bërë që ligat e mëdha evropiane të pezullohen.

E tani është marrë vendimi që të ndërprehet edhe kampionati evropian ‘Euro2020’.
Kampionati Evropian i Futbollit i paraparë që të mbahet më 2020 është shtyrë për një vit më vonë.

Është Federata e Futbollit të Norvegjisë që ka njoftuar për këtë, raportojnë disa media të huaja.

Arsyeja e kësaj shtyrje është pandemia e Koronavirusit.

Komento: