ZYRTARE: Ylli i Real Madridit transferohet në Serie A

17:52 | 28 Gusht 2021

Odriozola largohet nga Real Madrid, vazhdon me Fiorentinën.

Alvaro Odriozola nuk do të jetë lojtar i Real Madrid këtë sezon.

Skuadra madrilene ka njoftuar përmes faqes zyrtare se është arritur marrëveshje me Fiorentinën, për mbrojtësin, transmeton Periskopi.

Odriozola do të shkojë në Serie A në formë huazimi.

Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor të vitit 2022.

Odriozola asnjëherë nuk arriti të fitonte besimin për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Serie A mund të jetë aventurë që i jep përvojën e duhur.

Komento: