Juventus po e transferon mbrojtësin qe po e kërkon krejt Evropa

14:45 | 18 Dhjetor 2018

Babai i lojtarit holandez, Matthijs de Ligt ka konfirmuar se Juventusi mund të jetë një mundësi për djalin e tij.

Për mbrojtësin e Ajaxit janë të interesuara edhe shumë ekipet të mëdha evropiane.

‘Zonja e vjetër’ është e interesuar që të forcohet qendër të mbrojtjes dhe zgjidhja sipas tyre është Matthijs de Ligt, shkruan Tottosprot, përcjell ORAinfo.

“Juventusi mund të jetë një mundësi, por ata nuk janë ekipi i vetëm i interesuar”, tha Frank de Ligt, babai i lojtari holandez.

“Tani ne jemi duke u fokusuar në këtë sezon me Ajax. Torino është një qytet i bukur, kam ardhur këtu për ndeshjen e Holandës edhe në qershor”, ka thënë ai.

“Në muajt e ardhshëm unë, djali im dhe agjenti Mino Raiola do të marrin vendimin më të mirë për të ardhmen e tij”, ka përfunduar babai i mbrojtësit Matthijs de Ligt. /ORAinfo/

Komento: