Milan bën edhe një transfer të madh, kësaj radhe nga Franca

12:44 | 23 Janar 2019

Pas Kryzstof Piatek, Milan janë të gatshëm të finalizojnë një tjetër transferim.

Sipas raporteve nga L’Equipe, kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen për ardhjen e Leroy Abandas të Monakos.

Lojtari 18-vjeçar luan si anësor i majtë dhe kontrata e tij me klubin francez ka përfunduar në qershor.

Mbrojtësi i ri do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me klubin nga San Siro.

Milan duket të jetë aktiv në afatin e janarit, duke tentuar që të bëjnë një skuadër konkurruese me klubet e mëdha. /ORAinfo/

Komento: