Qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë, dështojnë negociatat për kufirin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë, dështojnë negociatat për kufirin

17:31 | 11 Shkurt 2019

Dështojnë negociatat për kufirin, qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë.

Bisedat mes kongresistëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish për herë të dytë brenda pak muajve.

Pjesëmarrësit e këtyre bisedime shpresonin se marrëveshja do të arrihej gjatë ditës së sotme në mënyrë që Kongresi ta miratojë legjislacionin deri të premten, kur kalon afati i marrëveshjes federale për financim.

Arsye për mosmarrëveshje mbeten fondet për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe mënyra se si duhet të trajtohen imigrantët që nuk kanë dokumente.

Mbyllja e kaluar e qeverisë kishte zgjatur 35 ditë dhe ishte mbyllja më e gjatë në histori të Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik ishin detyruar të pushojnë, ndërsa një pjesë e punëtorëve të shërbimeve emergjente, siç janë kujdesi shëndetësor, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, kishin punuar pa paga.

Raportohet se pjesëmarrësit e negociatave do të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është e qartë se cilat mënyra të negocimit do të përdoren për ta arritur marrëveshjen e mundshme, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!