Ҫfarë po ndodh? Diçka nuk po shkon mes Sarrit dhe Ronaldos

20:34 | 25 Nëntor 2019

Duket se diҫka nuk është në rregull mes Sarrit dhe Ronaldos.

Ronaldo po kalon një sezon të dobët, 6 gola në 14 ndeshje – shifra aspak normale për 34-vjeçarin që për shumë vite ka shënuar 50 e 60 gola në sezon…

Cristiano Ronaldo është zëvendësuar në dy ndeshjet e fundit me Juventusin, derisa u la në shtëpi për sfidën me Atalantan, me pretendimin kinse ka shqetësime të vogla.

Sido që të jetë, CR7-ës nuk i pëlqen të largohet nga loja dhe publikisht shprehu pakënaqësi kur po zëvendësohej në Champions League dhe Serie A.

Sarri insiston se nuk ka asnjë problem mes tyre, derisa në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Atletico Madridin, Sarri dhe Ronaldo janë parë duke diskutuar për disa minuta, por që nuk dihet për çfarë në të vërtetë kanë folur.

Ronaldo nuk po kalon aspak një sezon të mirë. Pas 14 ndeshjeve në të gjitha garat, ai ka shënuar vetëm 6 gola – shifra aspak të zakonshëm për 34-vjeçarin portugez.

Komento: