12 të vdekur brenda 24 orëve, ende asnjë deklaratë nga ministri i Shëndetësisë

11:25 | 05 Korrik 2020

Gjatë 24 orëve, në Kosovë kanë vdekur 12 persona të prekur me koronavirus.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona të infektuar me COVID19 të cilët kanë qenë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së. Megjithatë, edhe pas humbjes së jetës së 12 personave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk është bërë i gjallë

Zemaj ende nuk ka reaguar për vdekjet e qytetarëve në QKUK brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani, nuk është paralajmëruar asnjë konferencë e ministrit të shëndetësisë, e as ai vetë nuk ka reaguar.

Gazeta Express ka tentuar të flasë me Zemajn, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndërkohë, pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00.

Komento: