13 vjet nga tragj’edia në Restelicë

09:38 | 12 Shkurt 2025
13-vjet-nga-tragj’edia-ne-restelice

Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familjeje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj.

Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Komento: