
Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale.
Përtej distancimit nga muzika ajo vazhdon të qëndrojë afër fansave me postimet e saj në Instagram.
Por kësaj radhe ajo ka prekur me postimin e saj.
Ajo ka bërë dedikim prekës për përvjetorin e vdekjes së babait të saj, shkruan lajmi.
Përmes një Instastoryt ajo ka kujtuar atë me dhimbje.
“Na mungon babi. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shkruar këngëtarja.

Vesa Luma për vite të tëra ka numëruar hite të shumta.
