
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Forcës, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për sigurinë e vendit dhe të rajonit, si dhe për paqen në botë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar edhe aktivitetin e dyerve të hapura të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se qytetarët kanë mundësi të njihen më nga afër me jetën ushtarake dhe sukseset e pjesëtarëve të saj.
Ai ka shprehur vlerësimin për vajzat dhe djemtë që shërbejnë në FSK, duke i cilësuar ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim dhe vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe ruajtjes së paqes.
“Urime ‘Dita e Forcës’, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në fund të mesazhit të tij.