23 vite më parë, publikohen foto të Leonora Jakupit që ju lënë pa fjalë

20:40 | 23 Mars 2019

Këngëtarja Leonora Jakupi ka filluar karrierën në vitet e ’90-ta në moshën e adoleshencës.

Qysh prej asaj kohe ajo është bërë njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun. Përveç muzikës, Leonora shquhet edhe për dukjen e saj. Ajo konsiderohet si një prej këngëtareve më të bukura shqiptare, shkruan rtv21.tv

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi që shfaq Leonorën 23 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1996, ajo është me nënën e saj, për të cilën Leonora vazhdimisht shprehet se e ka krah të djathtë. Vërhet se bukuroshja ka pësuar disa ndryshime të vogla, atëherë ishte brune dhe tani është bionde.

Leonora ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, qysh prej fundit të vitit 2017 kur ka lansuar këngën “E paprekshme”. Mbetët të shihet se a do të jetë produktive kjo verë që po vjen për Leonora Jakupin.

Komento: