Dalin fotot e vjetra të Antonetës, kështu dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

17:35 | 22 Nëntor 2026
dalin-fotot-e-vjetra-te-antonetes,-keshtu-dukej-banorja-e-bbvk-5-shume-vite-me-pare

Në rrjet po qarkullojnë dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit, të cilat tregojnë si dukej moderatorja shumë vite para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Në njërën prej tyre, Antoneta shihet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me kokën mbështetur në dorë.

Në tjetrën, e veshur me të kuqe, ajo shfaqet më lozonjare teksa mban një laps mes dhëmbëve. Edhe pas kaq vitesh, në të dyja fotot dallohet e njëjta bukuri dhe ëmbëlsi që e karakterizon edhe sot.

Antoneta është një ndër protagonistet e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka fituar simpatinë e publikut për natyrën e saj të çiltër dhe mënyrën e drejtpërdrejtë si e thotë atë që mendon.

Related Articles

Komento: