3 lojtarë që po i monitoron Milan për ta forcuar krahun e djathtë

19:16 | 16 Mars 2022

AC Milan po mendon për nënshkrimin e një anësori të djathtë për verën sepse Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias nuk janë treguar shumë bindës në lojën e tyre.

Calciomercato raporton se Domenico Berardi është një emër që është në listën e dëshirave të Milanit. Ai është një profil që Stefano Piolit i pëlqen shumë. Berardi ka shënuar 12 gola dhe 14 asistime në 26 ndeshje të ligës A, përcjell ORAinfo.

Jo vetëm kaq, por Berardi deri më tani ka shënuar 10 gola në karrierë kundër Milanit, viktima e tij e preferuar në Serie A, që mund të jetë një tjetër faktor që i shtyn Paolo Maldinin dhe Ricky Massara të hapin bisedime konkrete me Sassuolo-n për të.

Anësori i Club Brugge, Noa Lang është gjithashtu një emër që tërheq interes, duke qenë se ai ka 8 gola dhe 13 asistime në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe sigurisht që i ka nxitur thashethemet me një postim të fundit në rrjetet sociale.

Megjithatë, çmimi i tij i kërkuar është 40 milionë euro – dhe Berardi nuk ka gjasa të ketë një çmim dukshëm më të ulët, që do të ndikoj në vendimin e drejtuesve të Milanit.

Edhe Steven Bergëijn i Tottenhamit gjithashtu mbetet një opsion.

Holandezi përfaqësohet nga agjencia Muy Manero, njëlloj si Sven Botman, që është një tjetër lojtar që po kërkoeht nga Milan. /ORAinfo/

Komento: