36 pacientë të shtrirë me COVID-19, kjo është gjendja e tyre

10:51 | 12 Dhjetor 2021

36 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 36 pacientë, 6 prej tyre me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Komento: