39-vjeçari i kërkuar nga policia arrestohet në Kaçanik

10:18 | 14 Dhjetor 2021

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot në ora 08:25 të arrestojë një person me inicialet B.D (M/K), 39 vjeçar.

Siç njofton policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë (14) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: