44 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalet e Kosovës

13:11 | 11 Nëntor 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) bën të ditur janë duke u trajtuar 44 pacientë për COVID-19.

Në njoftimin e tyre thuhet se 12 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 32 të tjerë janë post-covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, si dhe në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;

Spital i Pejës, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Komento: