46-vjeçari u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Podujevë, policia jep detaje

22:50 | 16 Nëntor 2019

Një 46-vjeçar është gjetur i vdekur sot në shtëpinë etij në Podujevë.

I vdekuri është një burrë i moshës 46-vjeçare, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar për Gazetën Express se viktima nuk ka shenja dhune.

Ai po ashtu ka njoftuar se trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë”, ka thënë Krasniqi për Express.

“Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar ai.

Komento: