6-vjeçarja nga Gjakova vuan nga Leukemia Akute, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

23:40 | 20 Qershor 2020

Kërkohet ndihmë për shërimin e 6-vjeçares nga Gjakova

6-vjeçarja nga Gjakova, Olgesa Lleshi, vuan nga sëmundja e rëndë Leukemia Akute Lymphoblastic, dhe i duhet ndihmë për trajtim emergjent jashtë vendit.

Orgesa është jetime me mungesën e babait, dhe vetëfinancimin e ka të pamundur.

Veç dhimbjeve, gjendja vështirësohet meqë trajtimi i saj mund të realizohet vetëm në Turqi.

Shuma e cila nevojitet për trajtimin e gjashtëvjeçares nga Gjakova, është 130.000 Euro, ndërsa deri tani nga bamirësit i janë siguruar vetëm 60.000 prej tyre.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Olgesën, në grumbullimin edhe të 70.000 eurove të tjera, mund të telefononi në numrin e nënës së saj Laureta Lleshi: 043 752 801

Apo të dorëzoni mjetet në iban: XK05 20-14-0000075805-37

SWIFT KOD-in: TEBKXKPR

Komento: