
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit shtatë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 587 raste të reja teksa janë shëruar 696 qytetarë.
Aktualisht në Shqipëri janë 8 mijë e 317 pacientë aktivë me COVID-19 teksa në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.