71 vjeçar italian gjendet i vdekur në hotelin shqiptar

09:05 | 08 Dhjetor 2021

Një italian 71 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomën e një hoteli në Kamzë.

Viktima është me inicialet A.S. Konstatimi është bërë nga shërbimi i hotelit.

Policia thekson se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Komento: