E veshur si zonjë, Dua Lipa takon ambasadorin britanik

22:11 | 04 Gusht 2019

Ajo po na bën krenarë me muzikën e saj, anë e mbanë botës.

Dua Lipa, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë sot është takuar me një pjesë të komunitetit artistik.

Bashkë me Ambasadorin Ruairi O’Connell ajo ka takuar gra të sukseshme në art, kulturë e në sport.

Ajo është takuar me regjisoren Arzana Kraja, me grupin HAVEIT, mes tjerash, derisa ka qenë në shoqërinë e babait të saj, Dukagjin Lipa.

Komento: