FSK sqaron rastin e lëndimit të një pjesëtari gjatë stërvitjes

09:01 | 24 Nëntor 2026
webalkans-2026/fsk-ja-dhe-policia,-institucionet-me-te-besueshme-ne-kosove

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin publik se më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë.

Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile.

Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale.

FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë.

Komento: