Rikthehet i nxehti përvëlues, këto temperatura na presin këto ditë

20:44 | 06 Gusht 2019

Janë rikthyer ditët e nxehta.

Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura përvëluese.

Sipas “Prishtina Weather”, nesër temperaturat maksimale do të shkojnë deri 34 C, kurse pasnesër deri 36 C.

Njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:

Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

8.08.2019 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

Komento: