AAK të bindur se do të jenë të parët, por nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit

23:20 | 06 Gusht 2019

Zyrtarë të AAK-së besojnë se do të dalë e para në zgjedhje.

Muharrem Nitaj, ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje

Në Rtv Dukagjini, Nitaj ka thënë se po të pyetej ai, do t’i ndalonte me ligj koalicionet parazgjedhore.

Derisa, ka treguar preferencat e tij, Nitaj ka thënë se do të preferonte një koalicion mes partisë së tyre dhe LDK’së.

Sipas tyre, numrat e këtyre dy partive do të mjaftonin.

Derisa, tutje ka përmendur se kanë afërsi edhe me Nismën e PSD’në.

Ndërsa, zyrtari tjetër i kësaj partie, Burim Ramadani ka folur për mundësinë e një koalicioni më të gjerë, që përjashton PDK’në e Vetëvendosjen.

“Do të ishte i mundur një koalicion mes AKR’së, Nismës, LDK’së, PSD’së dhe AAK’së. Por, posti i kryeministrit do të na takonte neve, sepse besojmë që jemi të parët”, tha Ramadani.

Komento: