Zeka: Krasniqi e Sherifi kanë qenë kanceri i brendshëm i PDK-së

23:41 | 06 Gusht 2019

Milaim Zeka ka reaguar pas kushteve që i ka vendosur Jakup Krasniqi për partitë që duan koalicion me Nismën.

Zeka ka shkruar se Krasniqi, bashkë me deputetin tjetër të Nismës, Bilall Sherifin, kanë qenë kanceri i brendshëm i PDK-së dhe shkaku i përçarjeve në atë parti.

Madje, për ta thotë se kanë qenë edhe partizanët kryesor të çdo konflikti me parti tjera, andaj habitet nga propozimi i tij.

Shkrimi i plotë i Zekës:

Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi kane qene kanceri i brendshem i PDK se. Keta kane qene sebepi i te gjitha perçarjeve ne ate parti. Gjithashtu kane qene edhe partizanet kryesor te çdo konflikti edhe me partite e tjera. Me mbeshtetjen e Bilallit, Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, pate dhane urdher per hudhjen ne berllog te fotografise te Rugoves. U dashte nderhyreja e Ambasades Amerikane qe te rivendosej ajo fotografi.

Tash, shihe me çfare propozimi na del?! E pabesueshme…

Komento: