Veseli tha se dy herë e kanë dhënë kryeministrin me qira, vjen reagimi nga AAK-ja

23:08 | 07 Gusht 2019

Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të Kadri Veselit.

Sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri, i ka replikuar Kadri Veselit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke i thënë se Kosova kurrë s’ka pasur dhe as s’do të ketë kryeministër me qira.

Kjo pasi Veseli deklaroi “Dy herë e kemi dhënë kreyministrin me qira”.

Përveç pozitës së kryeministrit, Tahiri ka thënë se as Republikën nuk e kemi me qira, e madje as territorin.

“Me qira nuk e kemi askënd në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Ai edhe njëherë ka sqaruar pozitën e Haradinajt duke thënë se Haradinaj është kryeministër i mandatuar në mënyrë demokratike, me marrëveshje demokratike, me votim demokratik.

Krejt në fund ka thënë se Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me qira.

Komento: