Sabit Geci i zhgënjyer, tregon kush janë ‘shokët’ qe e dëmtuan

11:33 | 08 Gusht 2019

Sabit Geci ka drejtuar akuza të rënda ndaj zyrtarëve të PDK-së.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, e konsideron si të pastër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Geci ka theksuar se sfidat e tij nëpër gjykata e deri te dënimi me 15 vjet burg i ka nga shokët e tij të luftës, që vinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka folur edhe për vr asjet dhe plagosjet e zyrtarëve të LDK-së.

Përkitazi me këtë Geci ka thënë se ndoshta persona të caktuar kishin urrejtje ndaj presidentit Rugova sepse e donin pushtetin e tij.

Pyetur se kush e ka dëmtuar atë më së shumti, Geci ka deklaruar se ai u dëmtua më së shumti nga njerëzit e PDK-së.

“Shokët” të cilët më së shumti më kanë dëmtuar janë njerëz të PDK-së, të cilët duke e ditur të vërtetën heshtën dhe nuk më mbrojtën në asnjë aspekt, por të bëmat e tyre mi hodhën mua, këta njerëz po dishin shumë mirë që të jenë për dikë nënë e për dikë njerkë. Kam menduar të ja lë kohës, por si duket ka ardhur koha sepse është bërë mjaft”, ka deklaruar Geci.

Komento: