Goditet nga rryma, humb jetën një person në Suharekë

11:58 | 08 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë.

Një person në Suharekë ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma.

Sipas policisë, ai ishte sjell pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: