Kosnett ka një kërkesë për institucionet, pas privimit nga jeta me 15 plumba të gruas në Prizren

17:33 | 09 Gusht 2019

Humbja e jetës së gruas me 15 plumba në Prizren – Kosnett ka një kërkesë për institucionet.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas humbjes së jetës në mënyrë tragjike që ndodhi në Prizren.

Në një postim, Kosnett ka shkruar se është koha që të propozohen zgjidhje për dhunën në familje.

“Vra’sja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.

Armenda Aliu mbeti pa shenja jete nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ajo humbi jetën të martën, rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga burri i saj.

Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren.

Komento: