Presidenti Thaçi ua uron besimtarëve myslimanë festën e Bajramit

20:53 | 10 Gusht 2019

Nesër besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruajtur se kjo festë na e kujton sakrificën që bëjmë për vetën dhe të tjerët.

Ai thotë se në këto ditë festa dalin në pah edhe vlerat e shoqërisë tonë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit.

Komento: