Qytetarët e kësaj lagjeje në kryeqytet që 4 muaj pa ujë

23:28 | 10 Gusht 2019

Mugesa e ujit vazhdon të jetë problem për qytetarët e Kosovës.

Banorët e lagjes ‘Emshir’, mbrapa shkollës ‘7 Marsi’ që disa muaj po kanë probleme me furnizim me ujë.

Një banorë i lagjes për Indeksonline ka treguar se që 3-4 muaj nuk ka ujë. Përkundër kësaj, ata po i paguajnë faturat.

“Problemet kanë filluar qysh para 3 viteve por si kjo gjendje tash e 3-4 muaj nuk ka ndodhur. E veçanërisht në një festë si kjo. Rregullisht kemi fatura, gjithashtu të gjitha faturat tona janë 0.00 euro sa i përket pagesave.”, tha lexuesi.

“Personalisht kam shkuar në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës dhe si gjithmonë kam hasur në persona të papërgjegjshëm duke më thënë “Shko more n’shpi bo qa dush”, u shprehë ai.

Po ashtu, ai na tregoi se nga ky problem vuajnë 30 shtëpi e më shumë.

Komento: