Numri i madh i aksidenteve, Veseli ka një mesazh

22:24 | 11 Gusht 2019

Kohëve të fundit është shtuar numri i aksidentve rrugore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në trafik në mënyrë të zvogëlimit të aksidenteve.

“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar. Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore.

Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur.”, ka shkruar Veseli në Facebook. Sipas policisë për shtatë muaj të këtij viti kanë ndodhur 47 aksidente me fatalitet ku kanë humbur jetën mbi 50 persona.

Komento: