E grushtori humoristin ‘Gani Germia’, ja çka ndodhi tani me autorin

10:51 | 12 Gusht 2019

Visar Dërmaku, apo ndryshe siç njihet me emrin Gani Gërmia është goditur me grushte nga një person.

Arsyeja e përleshjes nuk dihet, por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij nëpër rrjete sociale dhe emisione të ndryshme.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam çu foton në Facebook”, ka thënë Visar Dërmaku.
Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

“Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm me ka sul muar fizikisht”.
Ndërsa policia e ka konfrimuar ngjarjen.
“Është prangosur i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rra hur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim të policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përleshjes, kanë marrë tretman mjekësor.

I dyshuari Rigon Kosumi, me vendim të prokurorit është dënuar në mbajtje për 48 orë, derisa, Visar Dërmaku i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Humoristi Visar Dërmaku besohet se është grushtuar nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Komento: