Lirohet Tomor Morina

18:31 | 12 Gusht 2019

Gjykata Supreme në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendimin për lirimin e Tomor Morinës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna.

Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marrë por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të del nga burgu nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qendron Tomori.”

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.”

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arres tua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Bur gun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.

Komento: