A ka persona të lënduar pas djegies së autobusit në Rrugën e Kombit?

21:30 | 12 Gusht 2019

Nuk ka persona të lënduar pas djegies së autobusit në Rrugën e Kombit.

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha Kelani për Telegrafin.

Autobusi i cili po udhëtonte për Shqipëri është djegur tërësisht, shkaqet e djegies janë ende të panjohura.

https://www.youtube.com/watch?v=0igg_YSShmQ

Komento: