Liverpool ia sheh “hajrin” Coutinhos

22:45 | 18 Gusht 2019

Ekipi i Premier League Liverpool do të marrë para të majme nëse Philippe Coutinho përfundon transferimin e tij të huazimit nga FC Barcelona në Bayern Munich.

Braziliani pritet të përfundojë një marrëveshje sezonale nga kampionët e La Ligës te skuadra e Niko Kovac në ditët në vijim dhe skuadra e Jurgen Klopp do të përfitojë një tarifë,përcjell ORAinfo.

Sipas raporteve në gazetën katalanase Diario Sport, FC Barcelona ende po paguan këste te Liverpool, pas lëvizjes së Coutinho me 145 milion euro nga Anfield në 2018.

FC Barcelona pagoi 105 milion euro para për ish-mesfushorin e Interit, me një shtesë prej 40 milion eurosh për shkak të kësteve të varura nga sa ka luajtur Coutinho për skuadrën e Ernesto Valverde.

Sipas raportimeve, Bayern Munich do të marrë pagën vjetore të Coutinho me 12 milion euro, megjithatë tarifa e huasë prej 16 milion € do të paguhet drejtpërdrejt te Liverpool, si pjesë e marrëveshjes së vitit 2018./ORAinfo/

Komento: