Vuçiq flet i dëshpëruar pas takimit me Grenell: Nuk dëshirojnë të na japin asgjë

14:07 | 11 Tetor 2019

Richard Grenell pas vizitës në Kosovë ku ka takuar liderët shtetëror dhe ata opozitarë, të enjten ka qëndruar në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin me Richard Grenell, të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin e tij me të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq kishte telashe të mëdha gjatë takimit me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton lajmi. net.

Kurse, sot Vuçiq ka thyer heshtjen duke bërë komentet e para lidhura me takimin.

“Askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë. Nuk dëshirojnë të na japin asgjë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Kovin, i pyetur nëse ardhja e Grenellit ofron bindjen se do të hiqet taksa dhe nëse nga Serbia do të kërkohet diçka në kompensim.

Komento: