Granit Xhaka një baba i kujdesshëm, ja si kujdeset për vajzën

09:48 | 20 Nëntor 2019

Pas kthimit nga Kombëtarja, Granit Xhaka kalon kohë të çmuar me vajzën.

Përveç bashkëshortes, Granit Xhakën tashmë e pret edhe një tjetër person kur kthehet nga udhëtimet.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita ka pak kohë që u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi net.

Çifti nuk i kursejnë aspak fotografitë e vogëlushes Ayana, për të cilën kujdesen në maksimum.

Së fundi, Leonita ia publikoi Granitit një foto me vajzën në krah, të cilës po i dhuronte puthje pas kthimit nga kombëtarja zvicerane.

“Babai është kthyer nga ekipi Kombëtar”, ka shkruar Leonita, ndërsa të njëjtën foto e publikoi edhe Graniti.

Komento: