FBI nënshkruan bashkëpunim me Kosovën në këtë fushë

14:05 | 22 Nëntor 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim zëvendës-atashenë e FBI-së, Michelle L. Miller.

Ekrem Mustafa në prani të Michelle Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.

Komento: