Gripi sezonal, institucionet shëndetësore në Kosovë përballen me mungesë të vaksinave

22:52 | 23 Nëntor 2019

Kosova po përballet me mungesë të vaksinave për grip sezonal.

Shfaqen shenjat e para të gripit sezonal. Por gripi sezonal në formë më të rëndë pritet të jetë në periudhën vijuese. Në institucionet shëndetësore në Kosovë shtrojnë domosdoshmërinë e vaksinimit, por vaksinat ende nuk kanë arritur.

“Për çdo vit kemi numër të konsiderueshëm të pacientëve të prekur nga gripi, ndërsa çdo të katërtin vit, numri rritet për shkak të ndryshimeve gjenetike. Ky vit përllogaritjeve tona nuk do duhet të ishte vit me numër normal të rasteve të prekur nga gripi”, thotë mjeku nga Klinika Infektive.

Në institutin kombëtar të shëndetit publik thuhet se aktualisht janë të pranishëm virozat sezonale të ngjashëm me gripin.

“Aktualisht kemi regjistruar 4215 raste me grip”, thotë mjeku nga IKSHP.

Nga IKSHPK pohojnë se vaksinat do të arrijnë në javën e parë të dhjetorit dhe janë më efektive se ato të vitit të kaluar.

“Deri më tash kemi përdorur vaksina tri-valente, ndërsa kësaj radhe do të përdorim vaksinën katër-valente. E kemi shtuar edhe një komponentë të një lloj virusi që vaksina e më parshme nuk e ka pasur”, ka thënë mjekja nga IKSHPK.

Komento: