Kështu e përshkruan Edi Rama këtë foto të pjesëtarëve të FSK-së

16:14 | 27 Nëntor 2019

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të së martës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram, ka shkruar fjalë të mëdha për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai i ka quajtur këtë trupë djemsh e vajzash kosovare, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar një fotografi të Forcave të Sigurisë së Kosovës që janë duke shërbyer dhe asistuar në rimëkëmbjen dhe shpëtimin e jetëve që gjenden nën rrënoja.

Rama i ka përshkruar FSK-në si të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shëmbëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës, transmeton metro.

“Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës”, ka shkruar Rama. Kjo trupë do të lërë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”, ka shkruar Rama, duke i quajtur “Heronj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet🤩

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës🇽🇰

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”.

Komento: