
Shqipëria u godit mëngjesin e së martës nga një tërmet i fuqishëm.
Me epiqendër në Durrës, dhe me forcë 6.4 ballë tërmeti shkatërrues deri më tani rezulton të ketë marrë 27 jetë e ka lënduar mbi 650 shtetas.
Ndër viktimat, është edhe një vajzë e cila është një njerëzit më të afërt me kryeministrin Rama.
Bëhet fjalë për një vajzë me të cilën djali i kryeministrit ka pasur një lidhje dashurie.
Këtë lajm të hidhur e ka konfirmuar vetë Greg me anë të një postimi në Instagram ku shpreh ngushëllimet e thella në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.
Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare.
Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, -shkruan djali i Edi Ramës.