Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, NISMA mbi prag për 0.002 %

16:51 | 27 Nëntor 2019

Afër dy muaj pas zgjedhjeve, sot janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Në Kuvendin e Kosovës , LVV do t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD me 13, “Srpska” me 10 deputetë e NISMA me 6.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Komento: