Shkon në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti

18:50 | 27 Nëntor 2019

Tërmet vdekjeprurës ka goditur dje Shqipërinë.

Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e ditës së djeshme.

Minuta më parë, në Lagjen e 18 në Durrës, Forcat e kërkim-Shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat një trup të pajetë.

Siç raportojnë mediet shqiptare, dyshohet se në të njëjtën ndërtesë nën gërmadha kanë qenë tre persona, shkruan lajmi.

Më herët ekspertët arritën të identifikojnë dy trupa, nënë e bir të kapur për dore nën rrënoja.

Nuk dihet nëse trupi është nëna apo djali.

Ndërkohë, operacionet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë punën intensive për të nxjerrë edhe trupat e tjerë nën rrënoja.

Komento: