
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, sot pritet të takohen liderët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti si dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë takimin e radhës.
Takimi mes Kurtit e Mustafës do të nis nga ora 16:00 ndërsa këtë e konfirmoi Besian Mustafa, zyrtar për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai ka thënë se qëllimi i këtij takimi është ndërtimi i koalicionit mes të dyja takimeve dhe shton se nga sot takimet dhe diskutimet mes VV-së e LDK-së, nga ai teknik kalojnë në nivel politik.