
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Lipjani-Prishtinë.
Si pasojë, lëndime nga ky aksident kanë pësuar pesë persona.
Rastin për lajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë kërkuar dy autoambulanca.
“Në ora 16:30, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policiore ka shkuar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë nuk dihet gjendja e të lënduarve në këtë aksident.