Obama ngushëllon familjen Bryant: Humbja e vajzës edhe më e rëndë

23:39 | 26 Janar 2020

Obama ngushëllon familjen Bryant.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të basketbollistit Kobe Bryant.

Përmes një shkrimi në Twitter ai tha se Bryant ishte legjendë, përderisa shprehu ngushëllime për vdekjen e tij dhe të vajzës së tij.

“Kobe ishte një legjendë në parket dhe sapo filloi atë që do të kishte qenë po aq kuptimplotë një akt i dytë. Humbja e Gianna është edhe më zemërruese për ne si prindër. Michelle dhe unë i dërgojmë dashuri dhe lutje Vanessa dhe gjithë familjes Bryant në një ditë të pamendueshme” ka shkruar Obama.

Komento: