
Ndahet çifti i njohur.
Aktorja e njohur, Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj, Jon Peters janë ndarë në më pak se dy javë që kur u martuan në një ceremoni sekrete.
“Ne do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, sepse na duhet pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri. Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces.
Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprokisht të heqim dorë nga zyrtarizimi i certifikatës sonë të martesës dhe të besojmë në këtë proces. Faleminderit që respektuat privatësinë tonë”, u shpreh aktorja kanadeze.
Një burim i tha Hollywood Reporter se çifti ende nuk kishte paraqitur dokumentet ligjore për një certifikatë martese pas dasmës së tyre që u mbajt më 20 janar, transmeton rtv21.
Anderson më herë ishte e martuar me Tommy Lee, me të cilin ka dy djemë, Brandon 23-vjeç dhe Dylan 22-vjeç. Ishin të martuar nga viti 1995 deri në 1998 dhe kishin shumë probleme në martesë çka çoi deri te ndarja e çiftit.
Lee kaloi gjashtë muaj në burgun e Qarkut në Los Anxhelos për abuzim të bashkëshortes. Më pas u martua me Kid Rock dhe u ndanë në vitin 2006. Pastaj u martua dhe u divorcua me producentin Rick Solomon dy herë – në vitin 2007 dhe 2013. Të dy martesat me Solomonin dështuan.
Peters më parë ishte martuar me aktoren Lesley Ann Warren dhe producenten Christine Forsyth-Peter.
Ai gjithashtu kishte një romancë 12-vjeçare me Barbara Streisand kur e takoi atë para filmit ‘A Star Is Born’, në vitin 1976.

