Kjo Jetta është 36 vjet e vjetër, del në shitje

18:47 | 05 Shkurt 2020

Del në shitje Jetta 36 vjet e vjetër, ka vetëm 49 mijë km të kaluara.

Volkswagen Jetta mbetet njëri nga modelet më nostalgjike në sytë e vozitësve.

Në fillim, para 41 vjetëve, dukej se Jetta mund të ishte rrezik nga seria e Golf. Jo shumë gjatë pas debutimit botëror në vitin 1979, prodhimi i gjeneratës së parë të Jett-ës filloi në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton lajmi net.

Nostalgjikët do të jenë të kënaqur nga fotografitë e gjeneratës së parë të Jettës të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fjala është për modelin e prodhuar më 1 mars të vitit 1984, pak para prezantimit të gjeneratës së dytë.

Jetta LX e dale në ankand i ka të kaluara vetëm 49 mijë km (kilometra), është e ruajtur dhe në gjendje orgjinale si jashtë ashtu edhe brenda.

Po ashtu, modeli klasik ka motor benzinë 1.3-litër në kombinim me marshin manual me 4 shpejtësi. Ajo shitet me çmim prej 9,900 eurosh.

Komento: