Ujësjellësi ka një apel për qytetarët

14:33 | 08 Shkurt 2020

Ujësjellësi apel qytetarëve të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje që të mos hidhen në rrjetin e kanalizimit.

Kjo kompani ka deklaruar se hedhja e palomave të lagura dhe gjësendeve të ngurta në rrjetin e kanalizimit është rreptësishtë e ndaluar.

“Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësishtë e ndaluar!
Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, po ashtu e ndaluar rreptësishtë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ata kanë thënë se punëtorët e kompanisë e kanë shumë vështirë që të pastrojnë pusetat e kanalizimit nga mbeturinat e hedhura.

“Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogështi, marramendje dhe u duhet kohë të kthjelle”, thuhet në reagim

Komento: